Zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme ku tensionet po vlojnë

Zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme ku tensionet po vlojnë

07:15, 20/04/2024
A+ Aa A-

Pasojat e sulmeve izraelite në Iran e lanë botën në ankth, ndërsa shqetësimet për një përshkallëzim potencialisht të rrezikshëm të një konflikti në Lindjen e Mesme që po zgjerohet me shpejtësi vazhdojnë të rriten.

Ja reagimi i menjëhershëm pothuajse 24 orë pas sulmeve:

Administrata e Bidenit ka qenë gojëkyçur pas sulmeve izraelite në Iran.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin foli me homologun e tij izraelit të premten, sipas një njoftimi nga Pentagoni, por ai nuk i përmendi sulmet izraelite.

Sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre gjithashtu refuzoi të komentonte të premten, duke u thënë gazetarëve gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se administrata e Biden do të shmangte fare komentin mbi këtë temë.

Iraku shprehu "shqetësim të thellë" për sulmet dhe Ministria e Jashtme e Irakut të premten paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit ushtarak që "tani kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit në tërësi". Deklarata e tij theksoi se përshkallëzimi izraelito-iranian nuk duhet të "spostojë vëmendjen" nga shkatërrimi dhe humbja e vazhdueshme e jetëve të pafajshme në Gaza.

Zëvendëskryeministri jordanez Ayman Safadi i tha CNN se përshkallëzimi "askujt nuk i shërben" dhe se Jordania nuk do "të jetë fushë beteje për Izraelin dhe Iranin dhe asnjëri prej tyre nuk duhet të shkelë hapësirën tonë ajrore, të rrezikojë sigurinë dhe popullin tonë". Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të fokusohen në përfundimin e "katastrofës që vazhdon të shpaloset në Gaza".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco