Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Autobusi bie në luginë, humbin jetën 20 pasagjerë në Pakistan

Autobusi bie në luginë, humbin jetën 20 pasagjerë në Pakistan

11:35, 03/05/2024
A+ Aa A-

Të paktën 20 persona humbën jetën sot si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në veri të Pakistanit, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua, duke përfunduar në një luginë.

Autobusi ishte nisur nga Rawalpindi, pranë kryeqytetit Islamabad, dhe Gilgit.

“Njëzet njerëz u vranë dhe 21 u plagosën në aksident,” i tha AFP Azmat Shah, një oficer i policisë lokale . Shoferi humbi kontrollin e automjetit në një kthesë dhe autobusi ra në luginë, shpjegoi ai.

Nga 21 të plagosurit, pesë janë në gjendje kritike dhe duhet të transferohen në Gilgit, tha oficeri i policisë. Aksidentet rrugore fatale janë një dukuri e zakonshme në Pakistan, pasi shoferët rrallë i binden kodit qarkullimit rrugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco