Rebelët Huthi sulmojnë me raketa balistike dhe dron anijen e mallrave në pronësi greke

Rebelët Huthi sulmojnë me raketa balistike dhe dron anijen e mallrave në pronësi greke

08:20, 30/04/2024
A+ Aa A-

Një sulm me raketa balistike dhe një dron i lëshuar nga rebelët Houthi kanë shënjestruar një anije mallrash në pronësi greke që udhëtonte në Detin e Kuq. Kështu u njoftua nga administrata amerikane (Komanda Qendrore e SHBA) në një postim në Twitter. Sipas deklaratës, sulmi ndodhi diku midis orës 10:00 dhe 17:20 (me orën e Jemenit) të hënën, duke synuar anijen e mallrave Cyclades që lundronte nën flamurin e Maltës.

Sipas të njëjtit njoftim, “nga raportimet fillestare bëhet me dije se nuk ka të lënduar dhe anija ka vazhduar rrugën normale”.

Cyclades në pronësi greke, me një kapacitet prej 60384 dwt, është ndërtuar në vitin 2017 dhe i përket kompanisë së Mesdheut Lindor të Thanasis Martinou. Sipas informacioneve, në ekuipazhin e anijes nuk ka pasur shtetas grekë. Në një video të postuar në X, një përfaqësues i forcave të armatosura të Jemenit iu referua “operacionit”.

Sipas administratës amerikane, të hënën në mëngjes forcat e USCENTCOM u angazhuan dhe shkatërruan një dron të Houthit që synonte anijet e marinës amerikane USS Philippine Sea dhe USS Laboon në Detin e Kuq. “Droni u konsiderua se përbënte një kërcënim të menjëhershëm për forcat amerikane dhe anijet tregtare në zonë. Këto veprime po ndërmerren për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta”, përfundon deklarata e SHBA.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco