Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Transportonte armë për në Izrael, Spanja nuk e lejon anijen të ankorohet

Transportonte armë për në Izrael, Spanja nuk e lejon anijen të ankorohet

22:48, 16/05/2024
A+ Aa A-

Spanja ka refuzuar të lejojë një anije që transportonte armë që kishin destinacion Izraelin të ankorohet në Kartagjenë, ka njoftuar ministri i Transportit Oscar Puente.

Marianne Danica mbante një ngarkesë armësh për Izraelin dhe kërkoi leje për t'u ankoruar në portin e Kartagjenës më 21 maj, tha ministri në një postim në Platformën X.

Sipas gazetës El Pais, anija mbante rreth 27 tonë eksploziv nga Madras në Indi.

Departamenti i Shtetit, për të cilin Puente tha se e mohoi kërkesën, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të përsëritura për koment.

Vendimi erdhi në mes të konfliktit midis Partisë Socialiste të Spanjës dhe partnerëve të saj të majtë në qeveri për kalimin e anijeve që transportonin armë në portet izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco