Trump: Nuk fle gjatë gjyqit, thjesht pushoj sytë e mi të bukur blu

Trump: Nuk fle gjatë gjyqit, thjesht pushoj sytë e mi të bukur blu

12:24, 03/05/2024
A+ Aa A-

Donald Trump ka folur lidhur me pretendimet se ai ka fjetur gjatë gjyqit të tij duke këmbëngulur se ai thjesht ka mbyllur "sytë e tij të bukur blu" ndërsa dëgjonte. Ka pasur spekulime të forta që nga fillimi i gjyqit muajin e kaluar nëse ish-presidenti ka dremitur në sallën e gjyqit në Manhatan.

"Ndryshe nga ç'thonë mediat e lajmeve të rreme, unë nuk fle gjatë gjuetisë së shtrigave të prokurores së Joe të korruptuarit, sidomos jo sot", shkroi ai në Truth Social të enjten.

"Thjesht mbyll sytë e mi të bukur blu, ndonjëherë, dëgjoj me vëmendje dhe i përpunoj të gjitha".

Të enjten, Trump – i cili e quajti Joe Biden-in "Joe i përgjumuri" – vazhdimisht u ul në karrigen e tij me sytë të mbyllur fort, duke lëvizur herë pas here kokën ose duke u zhvendosur në karrigen e tij. Ka qenë një qëndrim i zakonshëm i adoptuar nga kandidati republikan gjatë gjithë seancës dëgjimore në Nju Jork.

Trump është shfaqur dukshëm më i angazhuar – duke mërmëritur me avokatët e tij ose duke u kthyer për t'u përballur me dëshmitarin – kur avokatët e tij e kanë marrë në pyetje, ose kur janë shfaqur pamjet ose audiot.

Më 15 prill, ditën e parë të përzgjedhjes së jurisë, New York Times pretendoi se zotin Trump e zuri gjumi gjatë orëve të para të gjyqit. Ai thuhet se është parë duke mbyllur sytë, ka ulur kokën poshtë dhe ka mbajtur gojën hapur para se të zgjohej.

Trump, të cilit i kërkohet të marrë pjesë në gjyqin penal, shpesh përqesh rivalin e tij politik, zotin Biden, duke e akuzuar atë për dremitje.

Të mërkurën ai shkroi në Truth Social: "Ku është Joe i përgjumuri? Ai po fle, ja ku është!"

Demokratët kanë përdorur përgjumjen e dukshme të zotit Trump për të sulmuar ish-presidentin.

"Nëse Trump është shumë i vjetër dhe i dobët për të qëndruar zgjuar në gjyqin e tij penal, çfarë mendoni se do të ndodhë në Sallën Operative?" tha më parë Dan Pfeiffer, ish-këshilltar i lartë i Barack Obamës.

"Trump është i mposhtur, normal që po fle, është i lodhur dhe ka i kanë shteruar energjitë… ai është Donald Trump i përgjumuri", tha kongresmeni demokrat Robert Garcia.

Ai shtoi: "Nga ana tjetër, ne kemi Biden-in, duke udhëhequr vendin, duke bërë gjënë e duhur."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco