Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër-arreste për liderin e Hamasit dhe Benjamin Netanyahu-n

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër-arreste për liderin e Hamasit dhe Benjamin Netanyahu-n

13:21, 20/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata Ndërkombëtare Penale po kërkon urdhër-arreste për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për akuzat për krime lufte dhe kundër njerëzimit, pas sulmeve të 7 tetorit. Lajmin e ka konfirmuar për CNN, kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan.

Khan tha se Gjykata po kërkon po ashtu urdhër-arresti për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, kreu i i Brigadave Al Qassem, i njohur më mirë si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh, lider politik i Hamasit. 

Urdhëresat kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që Gjykata Ndërkombëtare Penale vë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Vendimi e vendos Netanyahun në listën ku ndodhet edhe presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi ​​një urdhër arresti për luftën e Moskës kundër Ukrainës. Tashmë, mbetet që një panel gjyqtarësh të kësaj Gjykate do të shqyrtojë kërkesën e kryeprokurorit Khan për urdhër-arrestet.

Khan tha se akuzat kundër Sinëar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë "shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco