Lufta në Gaza: Anija e parë me ndihma u nis nga Qiproja

Lufta në Gaza: Anija e parë me ndihma u nis nga Qiproja

08:10, 12/03/2024
A+ Aa A-

Një anije që mban gati 200 ton ushqim për në Gaza u nis nga një port në Qipro mëngjesin e së martës, me një projekt për të hapur një rrugë të re detare ndihme për një popullsi në prag të urisë.

Anija e bamirësisë Open Arms u pa duke lundruar nga porti i Larnaka në Qipro, duke tërhequr një maune që përmbante miell, oriz dhe proteina.

Anija i përket një shoqate bamirësie spanjolle me të njëjtin emër. Nuk është bërë e ditur saktësisht se ku planifikon të ankorohet kur të arrijë në Gaza, pa port funksional dhe ujëra të cekëta, sipas BBC.

Anija, që pritet të arrijë në Gaza në ditët në vijim, i përket organizatës bamirëse spanjolle me të njëjtin emër, Open Arms. Ushqimi është ofruar nga shoqata bamirëse amerikane World Central Kitchen, tha themeluesi i Open Arms, Oscar Camps disa ditë më parë për Associated Press.

Camps ka thënë se milja e fundit e lundrimit, nga rreth 216 milje detare në total - do të ishte "operacioni më i komplikuar", por shtoi se ai nuk ishte "i shqetësuar fare për sigurinë".

Në pikën e destinacionit, një ekip nga World Central Kitchen ka ndërtuar një skelë për të marrë ndihmën, tha ai.  Grupi ka 60 menca në të gjithë Gazën, ku do të jetë në gjendje të shpërndajë ushqimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco