Presidente Kamala do të ishte makthi më i keq i botës së lirë

Presidente Kamala do të ishte makthi më i keq i botës së lirë

14:50, 14/02/2024
A+ Aa A-

Nga Fredi Grei

Jemi shumë me fat që kemi një udhëheqës të vërtetë, një mik të vërtetë dhe një zv/presidente historike si Kamala Harrisi", tha Joe Biden javën e kaluar. "Nun do t'ia dilnim dot pa ty, Kamala."

"Jam gati të shërbej," tha Harrisi për Wall Street Journal. "Nuk ka dyshim për këtë'', shkruan telegraph.

Nuk është e vështirë të deshifrosh se çfarë po ndodh. Pas disa ditësh të tmerrshme, ku Biden-i gjithnjë e më i moshuar vërtetoi sërish se nuk është në gjendje të udhëheqë, Shtëpia e Bardhë po rikalibron mesazhin e saj të rizgjedhjes.

Plani është të vazhdohet të besohet që Biden-i është i aftë mendërisht dhe fizikisht – ndërkohë që siguron amerikanët se, nëse presidenti 81-vjeçar duhet të largohet, Harrisi është zëvendësuesja e tij e gatshme dhe shumë e aftë.

Problemi është se publiku e beson gënjeshtrën e dytë edhe më pak se sa të parën. Të gjithë e dinë se, ndërsa Biden-i mund të jetë i papërshtatshëm për të mbajtur postin më të lartë në vend, Harrisi është një katastrofë akoma më e madhe që pritet të ndodhë.

Pa marrë parasysh se sa keq po bën Biden-i; që nga viti 2021, Harris ka dalë më keq në sondazhe. Siç shprehet një strateg republikan, "Ajo është e vetmja politikane në Amerikë që praktikisht mund ta bëjë Joe Biden-in të duket gjysmë-kompetent".

Presidenti ka ende momente kthjelltësie dhe zgjuarsie; zëvendësja e tij e re nuk i ka. Harris flet pallavra që u shkakton të gjithëve të përziera. Ajo këmbëngul që kushdo që e ka parë duke bërë punën e saj "largohet plotësisht i vetëdijshëm për aftësinë time për të udhëhequr". E po, pjesa e parë është e vërtetë: njerëzit që punojnë me Kamala Harris largohen - ndryshimi i stafit të saj është shumë i madh. Harrisi ka një reputacion që është e padurueshme - lëkurëhollë, pompoze dhe i ngadaltë për të kuptuar situatën.

Nëse doni një ide të "kapacitetit të Harrisit për të udhëhequr", shikoni krizën në kufirin të SHBA-ve. Që në fillim të administratës së tij, Biden i dha asaj detyrën për të trajtuar problemin në rritje të emigracionit të paligjshëm të Amerikës. Harrisi dukej se mbajti mëri që iu dha një çështje kaq e vështirë, dhe për këtë arsye e injoroi kryesisht.

Pasi një gazetar theksoi se, si "cari i kufirit", ajo nuk e kishte vizituar kufirin, ajo u përgjigj: "Nuk kam qenë as në Europë!" Ajo më në fund vizitoi Teksasin, pas një udhëtimi në Guatemalë, në të cilin bëri një thirrje jokoherente për emigrantët që të qëndronin në vendet e tyre, dhe më pas sulmoi agjentët e patrullës kufitare për keqtrajtimin e emigrantëve. Në dhjetor, kalimet e paligjshme të kufirit nga Meksika arritën nivele rekord mujore, demokratët po përpiqen të rregullojnë një problem të madh politik në një vit zgjedhor dhe Harrisi ka kaluar në një linjë më pas ekzigjente: duke folur për kërcënimin që Donald Trump paraqet për abortet e ligjshme.

Harris është komode vetëm kur flet për politikat e identitetit. Ajo gjatë gjithë karrierës së saj është paraqitur si një grua minoritare dhe ka luajtur kartat e racës dhe gjinisë sa herë që sfidohet.

Gjatë Covid-it, ajo qortoi racizmin e një sistemi të kujdesit shëndetësor që neglizhon njerëzit me ngjyrë. Gjatë trazirave të Black Lives Matter, ajo u kritikua për lavdërimin e "lëvizjes" si "thelbësore" dhe "brilante" dhe postoi një link të një fondi të diskutueshëm për lirimin me kusht për protestuesit e arrestuar.

Amerikanët po u vjen gjithnjë e më shumë në majë të hundës nga axhenda e Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes që përfaqëson Harrisi. Por demokratëve u ka ngelur në derë Harrisi – kryesisht sepse, pasi e kanë bërë atë zv/presidente kryesisht për arsyen "historike" se ajo është gruaja e parë me ngjyrë që mban postin, heqja e saj tani do të tërhiqte akuza për racizëm.

Megjithatë, nuk mund të shmanget fakti që Biden, nëse zgjidhet, duket shumë e pamundur për ta çuar deri në fund një mandat të dytë. Kjo do të thotë se Harrisi mund të jetë gruaja e parë që kapërcen të ashtuquajturin "tavan qelqi" që bllokoi Hillary Clinton-in.

Ka një narrativë të dëshpëruar për Michelle Obamën që po hartohet për të zëvendësuar Biden-Harris para Konventës Kombëtare Demokratike në gusht. Por Obamat nuk kanë dhënë asnjë tregues se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Pra, demokratët janë kthyer në përpjekje për të rehabilituar imazhin e Kamalës, diçka që ata janë përpjekur dhe nuk e bëjnë për gati katër vjet.

Në vitin 2019, si pjesë e fushatës së saj të dështuar presidenciale, ekipi i atëhershëm i Harrisit doli me sloganin: "Sepse ke pritur mjaftueshëm për një gjumë të mirë". Amerikanët nuk e votuan atë atëherë, por katër vjet më vonë i gjithë vendi – dhe pjesa më e madhe e Perëndimit – po zgjohen nga makthi se ajo mund të jetë praktikisht Komandantja e tyre e Përgjithshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco