Kreu i OBSH i lutet Izraelit: Mos e sulmoni Rafahun, pasojat katastrofike

Kreu i OBSH i lutet Izraelit: Mos e sulmoni Rafahun, pasojat katastrofike

14:20, 14/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i është lutur Izraelit të mos pushtojë Rafahun, pasi kjo do të sillte një katastrofë serioze.

Deklaratat e Tedros Adhanom Ghebreyesus vijnë pas një operacioni tokësor të pritshëm izraelit në Rafah në Gazën jugore.

“Situata tashmë është përtej fjalëve. Nuk mund ta përshkruaj as situatën në Gaza. Dhe nëse ky sulm ndodh në Rafah, unë mendoj se do të jetë një katastrofë me pasoja serioze. Zgjidhja më e mirë është që një gjë e tillë të mos ndodhë. E gjithë bota po bën një thirrje për diçka të tillë. Nuk mund ta mendoj se çfarë mund të ndodhë. As ferri nuk mund ta përshkruajë atë që mund të ndodhë. I lutem Izraelit të mos e bëjë një gjë të tillë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Në Rafah shqetësimi ka ardhur duke u rritur, teksa palestinezët e dëshpëruar vendosin nëse do të largohen nga streha e fundit në Gaza, ndërkohë që Izraeli harton plane për ofensivën tokësore.

“Më shumë se 28,000 vdekje janë shënuar deri tani, dhe më shumë se 70% e tyre janë gra dhe fëmijë. Vetëm kaq mjafton për të ndalur luftën, sepse ata që po vdesin janë njerëzit e gabuar dhe që nuk kanë bërë asgjë për t’u përballur me këto pasoja”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco