Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më pare…

Çfarë është UNRWA-ja dhe sa financohet organizata?

Çfarë është UNRWA-ja dhe sa financohet organizata?

16:30, 27/01/2024
A+ Aa A-

SHBA-ja dhe një mori vendesh të tjera morën vendimin për të ndërprerë financimin e UNRWA-s, pas dyshimeve se një grup i vogël i stafit të saj ishin përfshirë në sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Por çfarë është UNRWA-ja dhe si financohet?

Akronimi UNRWA i referohet Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për refugjatët palestinezë.

Misioni i saj që filloi nga viti 1950 ka për qëllim të ndihmojë refugjatët në Gaza dhe Bregun Perëndimor, si dhe në Jordani, Liban dhe Siri.

Agjencia punëson 30 mijë persona, shumë prej të cilëve janë vetë refugjatë. Shërbimet e tij përfshijnë ofrimin e arsimit dhe shëndetësisë si dhe ndihmën emergjente.

Organizata ka ofruar mbështetje shumë të nevojshme për palestinezët gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë strehimin e mijëra palestinezëve të zhvendosur në të gjithë rajonin, duke iu ofruar gjithashtu edhe ndihma.

Si financohet?

UNRWA-ja financohet pothuajse tërësisht nga kontributet vullnetare.

Fondet e përgjithshme të agjencisë arritën në 1.2 miliard dollarë në vitin 2022, sipas të dhënave në faqen e saj të internetit.

SHBA-ja, Gjermania, BE-ja dhe Suedia ishin donatorët më të mëdhenj individualë të agjencisë atë vit, duke kontribuar me 61 për qind të financimit të saj të përgjithshëm.

Vetëm SHBA-ja i dhuroi vetëm 343.9 milionë dollarë nga totali i të hollave.

Washingtoni njoftoi të premten se do të pauzonte fondet gjatë procesit të një hetimi ndaj disa anëtarëve të stafit të UNRWA-s.

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Italia dhe Australia gjithashtu i kanë pezulluar fondet.

Si i shpenzon agjencia këto fonde?

UNRWA zakonisht shpenzon shumicën (54 për qind) të fondeve të saj në arsim, për shëndetësi shpenzon 17 për qind të fondeve derisa për shërbimet mbështetëse i shpenzon me 16 për qind.

Agjencia tha se të gjitha shkollat e saj janë mbyllur gjatë konfliktit Izrael-Hamas, dhe shumica janë kthyer në strehimore.

Më shumë se 625 mijë nxënës dhe 22,560 mësues janë “të privuar nga arsimi si dhe nga një vend i sigurt për më shumë se tre muaj”, tha UNRWA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco