Plarformat p*rnografike po aksesohen nga të miturit , Ofcom po heton OnlyFans

Plarformat p*rnografike po aksesohen nga të miturit , Ofcom po heton OnlyFans

08:10, 02/05/2024
A+ Aa A-

Ofcom po heton OnlyFans mbi shqetësimet se nuk po bën sa duhet për të ndaluar fëmijët të kenë akses në pornografi.

OnlyFans e cila ua ofron përdoruesve përmbajtjen në bazë të abonomit është i njohur për mbajtjen e imazheve seksuale.
Nga hetimet e bëra , rregullatorët e faqeve dyshojnë se nuk ka një impenjim të mjaftueshëm për të ndaluar ata nën moshën 18 vjeç që të kenë akses në material.
Faqja e internetit thotë se ka përjetuar një problem teknik dhe këmbënguli se punon ngushtë me Ofcom për të zbatuar dhe zhvilluar praktikat më të mira për sigurinë në internet.

Një zëdhënëse e kompanisë tha për mediat e huaja në një deklaratë se kishte përjetuar atë që e quajti një problem me konfigurimin e kodimit, i cili kishte prekur disa kategori moshe në ëebsite.
Megjithatë, ai tha se këto kategori ishin vendosur gjithmonë mbi 18.

Duke njoftuar hetimin e saj , Ofcom tha se ishte i shqetësuar se platforma nuk kishte zbatuar metoda për të kontrolluar moshën e përdoruesve mjaftueshëm për të parandaluar aksesin e personave nën 18 vjeç në material të kufizuar, përfshirë pornografinë.

Hetimi i tyre do të vlerësojë gjithashtu nëse OnlyFans dështoi të sigurojë informacion të plotë dhe të saktë në përgjigje të kërkesave të rregullatorit.
Rregullatori i medias në Mbretërinë e Bashkuar ka mbikëqyrur platformat e ndarjes së videove me një prani në Mbretërinë e Bashkuar si OnlyFans, Tëitch, TikTok, Snapchat dhe Vimeo që nga nëntori 2020.
Ai monitoron përputhjen e tyre me ligjet dhe rregulloret kombëtare.
Këto përfshijnë marrjen e masave për t’i ndaluar fëmijët të kenë akses në përmbajtje që mund të dëmtojë zhvillimin e tyre fizik, mendor ose moral.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco