Izraeli ndërton ‘kube kibernetike’ për t’u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton ‘kube kibernetike’ për t’u mbrojtur nga hakerët iranian

08:14, 05/05/2024
A+ Aa A-

Sistemi i mbrojtjes Iron Dome prej kohësh e ka mbrojtur Izraelin nga raketat.

Tani Izraeli ka njoftuar se po ndërton ‘kube’ për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike, e veçanërisht nga ato që i vijnë nga Irani.

“Është një luftë e heshtur, nuk është e dukshme”, tha Aviram Atzaba, kreu i Drejtorisë Kombëtare Kibernetike të Izraelit.

Bëhet e ditur se ndërsa Izraeli ka luftuar me Hamasin në Gazë që nga 7 tetori, ai është përballur edhe me një rritje të konsiderueshme të sulmeve kibernetike.

“Ata po përpiqen të hakojnë gjithçka që munden”, tha Atzaba duke theksuar se që nga shpërthimi i luftës izraelitët janë përballur me 800 sulme kibernetike, të drejtuara kryesisht te organizatat qeveritare, infrastruktura ushtarake dhe ajo civile.

Madje, disa prej sulmeve nuk mund të parandaloheshin, duke përfshirë sulmet në spitalet e vendit në të cilat u vodhën të dhënat e pacientëve, shkruan yahoonews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco