Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje ‘fluturuese’ hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

16:21, 18/05/2024
A+ Aa A-

Ngjarja e kapur nga kamerat e vëzhgimit ka ndodhur në Santa Marta në veri të Kolumbisë dhe ka shkaktuar reagim të furishëm nga publiku.

Shohim momentin kur një hajdut i zë pritë një të riu në pragun e shtëpisë dhe tenton t’i vjedhë çantën.Megjithatë, ai nuk ka llogaritur në paraqitjen e nënës së viktimës.

 

Teksa i riu po luftonte me grabitësin, shfaqen dy të moshuar dhe tentojnë të ndërhyjnë, raporton Lakalle Blu Radio.

Nëna e guximshme kryen një manovër të habitshme dhe hidhet mbi hajdutin.

Ai përplaset me një veturë të parkuar dhe më pas ikën me një bashkëpunëtor që e priste me motor.

Akti i guximshëm i nënës shkaktoi reagimin e banorëve të Santa Martës, të cilët shprehin shqetësimin e tyre për shtimin e aktiviteteve kriminale. Ata kërkojnë një prani më të madhe të policisë në rrugë.

Autoritetet lokale thanë se do të përdorin pamjet për të identifikuar autorët përgjegjës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco