Shokohet Oslo, i armatosuri me thikë sulmon kalimtarët

Shokohet Oslo, i armatosuri me thikë sulmon kalimtarët

08:21, 02/05/2024
A+ Aa A-

Vijojnë të shtohen sulmet ndaj të pafajshmëve në qytete të ndryshme të Evropës.

Pas ngjarjes së rëndë në Londër, ku një person me hanxhar vrau një 14 vjeçar dhe plagosi 3 të tjerë, një incident i ngjashëm është regjistruar dhe në Oslo të Norvegjisë.

Dy persona mbetën të plagosur, pasi një i ri i armatosur me thika i sulmoi atë pa asnjë motiv të qartë.

Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimeve dhe arriti ta arrestojë agresorin në qendër të qytetit, shumë pranë pallatit mbretëror.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të pazbardhura, megjithatë autoritetet sigurojnë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco