Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha

09:26, 05/05/2024
A+ Aa A-

Fshati ukrainas Ocheretyne është shkatërruar plotësisht nga forcat ruse, e këtë e dëshmojnë më së miri pamjet e regjistruara nga ajri me dron të cilat i ka siguruar Associated Press.

Ky fshat ishte cak i forcave ruse në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës.

Në mungesë të municionit të ukrainasve, rusët shfrytëzuan rastin për ta bombarduar vazhdimisht këtë fshat që para luftës kishte mbi 3 mijë banorë.

E në mesin e shumicës së banorëve që janë larguar nga ky fshat është edhe 98-vjeçarja, e cila eci 10 kilometra javën e kaluar derisa arriti të gjejë strehë në një qytet që kontrollohet nga forcat ukrainase.

As edhe një person nuk shihet në pamje, kurse nuk mund të gjesh një objekt që nuk është shkatërruar në Ochertyne nga forcat ruse.

Madje edhe një fabrikë që gjendet jo larg fshatit, është shkatërruar rëndë nga raketat ruse që nuk kursyen asgjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco