Shkon në 10 numri i të vdekurve, dhjetëra të zhdukur nga moti i keq në Brazil

Shkon në 10 numri i të vdekurve, dhjetëra të zhdukur nga moti i keq në Brazil

09:03, 02/05/2024
A+ Aa A-

Ka shkuar në 10 numri i personave që kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq në disa zona në jug të Brazilit.

Situata më alarmante paraqitet në shtetin e Rio Grande do Sul, ku të paktën 4000 persona në 100 komuna janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet pritet të përkeqësohen në orët në vijim.

Autoritetet i cilësojnë këto vërshime të ujërave si më të këqijat në 100 vitet e fundit.

Presidenti Lula Da Silva premtoi se do të vizitoi shumë shpejt rajonin ku do të shpallë dhe paketën e ndihmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco