Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

09:29, 05/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ushtarët e brigadës së 110-të ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan luftarak rus Su-25, gjatë të shtunës në rajonin e Donetskut.

Rusët po kryejnë sulme të pandërprera në pjesë të ndryshme të frontit lindor që përfshin Donetskun, pasi arritën ta marrin nën kontroll qytetin e Avdiivkas në shkurt.

Tani rusët kanë përqendruar forcat në Chasiv Yar, një qytet i shndërruar në rrënoja që nuk ka mbetur pothuajse as edhe një objekt apo shtëpi që nuk është shkatërruar.

Derisa aeroplanët rusë Su-25 ishin ngritur në qiell për të ofruar mbështetje për këmbësorinë ruse, një prej tyre u rrëzua nga ukrainasit.

“Punë e mirë. Falënderojë të gjithë ushtarët tanë në fron dhe të përfshirë në këtë mision”, ka thënë presidenti ukrainas.

Deri më tani rusët vlerësohet të kenë humbur rreth 673 fluturake, 348 aeroplanë dhe 325 helikopterë.

Kështu të paktën pretendojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, që vazhdimisht jep informacione nga vija e frontit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco