'Po sulmohet media e lirë'/ Eurodeputeti Carlo Fidanza shpjegon situatën e rëndë në Poloni

'Po sulmohet media e lirë'/ Eurodeputeti Carlo Fidanza shpjegon situatën e rëndë në Poloni

11:53, 27/01/2024
A+ Aa A-

Eurodeputeti Carlo Fidanza shpjegon situatën në Poloni, ku qeveria ka ndërprerë televizionin publik, ka penguar gazetarët dhe magjistratët neutralë, madje ka arrestuar anëtarë të zgjedhur të Sejmit.

"Koalicioni qeverisës sulmon edhe mediat private që janë kritike kundrejt aksioneve të saj, duke përdorur mekanizma shpifjeje dhe indimidimi tipike për regjimet autoritare. Më herët këtë vit, vetëm disa ditë më parë, policia mësyu pallatin presidencial dhe arrestoi dy pjesëtarë të parlamentit duke përfshirë ish-ministrin e Brendshëm, pa miratimin e dhe dijeninë e presidentit. Të dy parlamentarët kanë hyrë në grevë urie dhe jeta e tyre është në rrezik. Këto arrestime nuk do të kishin qenë të mundura nëse qeveria nuk do të kishte refuzuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese Polake, që i kishte cilësuar të jashtëligjshme këto aksione kundër anëtarëve të parlamentit. Një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe nga Gjykata e Lartë dhe të dy parlamentarët ishin falur viten më parë nga presidenti Duda. Por vullneti i këtyre institucioneve, fundamental për demokracinë polake nuk ishte respektuar. Kryetari i parlamentit që përfaqëson shumicën qeverisëse urdhëroi që procesi të mbahet në një dhomë të paautorizuar të Gjykatës së Lartë, e vetmja që ende zihet nga përgjegjësit për represionin gjatë ligjin ushtarak në vitin 1981."  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco