Sulmet në Gaza, ushtria izraelite po përgatitet të kalojë në fazën e tretë

Sulmet në Gaza, ushtria izraelite po përgatitet të kalojë në fazën e tretë

12:00, 23/12/2023
A+ Aa A-

Televizioni shtetëror izraelit njoftoi se ushtria po përgatitet të hyjë në fazën e tretë të konfliktit në Gaza në javët e ardhshme. 

Sipas deklaratave të autoriteteve, kjo fazë përfshin përfundimin e manovrës tokësore në Rripin e Gazës, reduktimin e forcave, çmobilizimin e forcave rezervë, përdorimin e sulmeve ajrore dhe krijimin e një zone tampon në kufi.

“Sipas sukseseve operacionale, ushtria izraelite po përgatitet të hyjë në fazën e tretë të konfliktit në Gaza në javët e ardhshme”, raportoi televizioni shtetëror izraelit KAN, duke cituar burime të paidentifikuara. 

Zyrtarët izraelitë thanë: "Faza e tretë përfshin përfundimin e manovrës tokësore në Rripin e Gazës, reduktimin e forcave, çmobilizimin e forcave rezervë, përdorimin e sulmeve ajrore dhe krijimin e një zone tampon në kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës"

Gjithashtu sipas televizionit shtetëror ushtria izraelite "ka marrë kontrollin e pjesës më të madhe të zonës në veri të Rripit të Gazës, por përballet me vështirësi të mëdha për të avancuar në rajonin jugor".

Ushtria izraelite njoftoi se 472 ushtarë të saj u vranë, 139 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor, që nga 7 tetori, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco