Darka e festave të fundvitit kthehet në makth, sëmuren 700 punonjës të Airbus Atlantic

Darka e festave të fundvitit kthehet në makth, sëmuren 700 punonjës të Airbus Atlantic

09:48, 23/12/2023
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore në Francë kanë bërë të ditur se më shumë se 700 punonjës të “Airbus Atlantic” janë sëmurë pas darkës së festave të fundvitit të kompanisë. Punonjësit, pjesë e grupit të hapësirës ajrore në Francë kishin të vjella dhe diarre.

Akoma mbetet e paqartë se çfarë kishte në mënynë festive që u kthye në makth për punonjësit e kësaj kompanie. Ndërkohë, Agjencia e Lajmeve AFP tha se një hetim është duke u zhvilluar për të gjetur burimin e helmimit masiv.

“Airbus Atlantic” është një degë e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, “Airbus”, dhe punëson 15,000 njerëz në pesë vende. Grupi i gjerë i “Airbus” ofron produkte dhe shërbime në industrinë e avionëve, helikopterëve, mbrojtjes, hapësirës dhe sigurisë.

Në një incident të veçantë në Francë në fillim të këtij viti, një numër i madh njerëzish u sëmurën dhe një shtetas grek vdiq pasi u prek nga sëmundja e rrallë e shkaktuar nga ushqimi, botulizmi në një restorant në Bordo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco