Egjipti përpiqet të përshpejtojë dërgimin e ndihmave në Gaza

Egjipti përpiqet të përshpejtojë dërgimin e ndihmave në Gaza

13:54, 07/12/2023
A+ Aa A-

Egjipti po përpiqet të përshpejtojë dërgimin e ndihmave në Gaza. Kështu është shprehur një zyrtar i lartë egjiptian.

Sasia e ndihmave që arrin në enklavën palestineze është ulur javën e fundit pas përfundimit të armëpushimit shtatë-ditor midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Sky News.

Diaa Rashwan, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit, paralajmëroi se Egjipti nuk do të lejojë kurrë që civilët të dëbohen nga rajoni pasi fushata ushtarake e Izraelit i afron ata më pranë kufirit me Gadishullin Sinai të vendit.

Që nga fillimi i konfliktit, kalimi Rafah në kufirin e Gazës me Egjiptin ka qenë e vetmja pikë hyrëse për kamionët e ndihmave që transportonin ushqime, ilaçe, ujë dhe karburant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco