OBSH paralajmëron për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse në Gaza

OBSH paralajmëron për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse në Gaza

11:45, 07/12/2023
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në Gaza, pasi palestinezët e zhvendosur luftojnë për të mbijetuar në mes të bombardimeve të pamëshirshme të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Përfaqësuesi i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gaza, Dr. Richard Peeperkorn, thotë se njerëzit e zhvendosur "po kërkon çarçafë, dru, gjithçka".

"Ne jemi vërtet të frikësuar për përhapjen e sëmundjeve infektive, të sëmundjeve të shkaktuara nga uji," thotë ai dhe e përshkruan situatën e ujit si "tepër kritike kudo".

Spitali Al-Nasser në Khan Younis po strehon mijëra pacientë, thotë ai, edhe pse ka një kapacitet prej vetëm 350 personash.

“Reparti i traumës ishte një zonë lufte kur e vizituam”, thotë ai. "Shumë pacientë të traumës ishin përtokë, nën britmat e  familjarëve të tmerruar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco