Kryeministri i Katarit: I nevojshëm armëpushimi në luftën Izrael-Hamas

Kryeministri i Katarit: I nevojshëm armëpushimi në luftën Izrael-Hamas

09:18, 04/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani theksoi nevojën për një armëpushim në Gaza në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken të dielën, tha agjencia shtetërore e lajmeve e vendit.

Jassim Al-Thani ripohoi angazhimin e Katarit, së bashku me partnerët e tij ndërmjetësues, për përpjekjet e vazhdueshme që synojnë rivendosjen e qetësisë në rajon. Muajin e kaluar, Katari ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit, Hamasit dhe Egjiptit , në koordinim me Shtetet e Bashkuara, për lirimin e shtetasve të huaj dhe civilëve palestinezë të plagosur rëndë nga Gaza në Egjipt, sipas burimeve të njohura me bisedimet.

Të dielën, kryeministri shprehu shqetësimin se vazhdimi i bombardimeve në Rripin e Gazës pas asaj pauze humanitare ndërlikon përpjekjet e ndërmjetësimit dhe përkeqëson krizën humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco