Panik në ajër, pasagjerët braktisin të tmerruar avionin pasi 38-vjeçari hap derën e emergjencës

Panik në ajër, pasagjerët braktisin të tmerruar avionin pasi 38-vjeçari hap derën e emergjencës

20:23, 28/11/2023
A+ Aa A-

Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar Louis Armstrong në New Orleans, kanë braktisur të tmerruar avionin në të cilin ishin, pasi një 38-vjeçar kishte hapur pa ndonjë arsye derën e emergjencës.

Veprimi i 28-vjeçarit, identiteti i të cilit deri më tani është anonim, ka bërë që pasagjerët të tremben duke menduar se avioni i kompanisë ajrore Southwest Airlines. ka pësuar ndonjë defekt serioz.

Dëshmitarët okularë filmuan momentin, ku duket se pasagjerët në panik zbrisnin nga avioni, pas veprimit të 38-vjeçarit.

Ky i fundit u neutralizua menjëherë nga stafi i aeroportit, dhe u mbajt i izoluar për një kohë të shkurtër deri në ardhjen e autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco