Momenti tronditës kur anija e mallrave 'Raptor' mbytet në brigjet greke

Momenti tronditës kur anija e mallrave 'Raptor' mbytet në brigjet greke

12:36, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një video tronditëse qw tregon momenti kur anija Raptor fundoset në brigjet e Lesvos, Greqi, është publikuar pak nga faqja në Istagram, 'Denizcilikbilgileri'

Anija mund të shihet në video duke luftuar me dallgwt e detit, në momentin kur sterna e saj tashmë është fundosur.

Valët duket sikur kanë "gëlltitur" skeletin e anijes. 

Raptor ishte nisur nga porti egjiptian i Al Dekheila me destinacion Stambollin. 

Anija e mallrave mbante kripë ndërsa ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe ishte e gjatë 106 metra.

Anija e mallrave "RAPTOR", u mbyt mëngjesin e së dielës, 26 nëntor, jashtë Lesvos. 

Sipas rojes bregdetare greke, pesë anije mallrash, tre anije të rojes bregdetare, helikopterë të forcave ajrore dhe të marinës, si dhe një fregatë detare i janë bashkuar përpjekjes së shpëtimit për të kërkuar anëtarët e ekuipazhit, nga të cilët vetëm një është shpëtuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco