Putin: E tmerrshme të shohësh se si operohen fëmijët pa anestezi në Gaza

Putin: E tmerrshme të shohësh se si operohen fëmijët pa anestezi në Gaza

18:12, 21/11/2023
A+ Aa A-

“Rusia ka bërë thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit izraelito-palestinez dhe grupi i vendeve BRICS mund t’i bashkohet”. Kështu u shpreh këtë të martë presidenti rus, Vladimir Putin.

Putin deklaroi se pauzat humanitare ishin një hap i duhur drejt paqes dhe ishte e rëndësishme të mos përfshiheshin vendet e tjera në konflikt.

“Qëndrimi i Rusisë është konsistent. Ne bëjmë thirrje për përpjekjet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar për të de-përshkallëzuar situatën, për të pushuar zjarrin dhe për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin palestinezo-izraelit. Dhe shtetet BRICS dhe vendet e rajonit mund të luajnë një rol vendimtar në këtë projekt”, tha presidenti rus.

“Vdekja e mijëra njerëzve, shpërngulja masive e civilëve dhe shpërthimi i një fatkeqësie humanitare janë thellësisht shqetësuese. Një koleg sapo foli për vdekjen e një numri të madh fëmijësh. Kjo është e tmerrshme, por kur sheh sesi kryhen operacione te fëmijët pa anestezi, kjo sigurisht që shkakton emocione të veçanta”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco