Gazës do t'i duhet 'Plan Marshall' për t'u bërë sërish e banueshme

Gazës do t'i duhet 'Plan Marshall' për t'u bërë sërish e banueshme

07:19, 09/11/2023
A+ Aa A-

Do të duhen muaj dhe diçka që i ngjan një "Plani Marshall" që Gaza të rimëkëmbet pas luftës izraelite, thotë Nour Odeh, një komentator politik palestinez me qendër në Ramallah.

Plani Marshall ishte një paketë e madhe ndihme që Shtetet e Bashkuara dërguan në Evropën Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.

Rripi i Gazës, për të cilin Odeh thotë se po "shkatërrohet", do të kërkojë muaj të tërë rindërtimi për t'u bërë sërish i banueshëm.

Kryeministri izraelit Netanyahu tha se vendi i tij do të kishte "përgjegjësi të përgjithshme për sigurinë" për Rripin e Gazës për "një periudhë të pacaktuar" pasi të përfundonin luftimet, në një intervistë për kanalin amerikan ABC Neës.

"Ajo që Netanyahu po bën tani është të fitojë kohë për veten e tij, sepse ai përballet me hetime dhe llogaridhënie - edhe aleatët e tij më të afërt në mediat izraelite po i kërkojnë atij të japë dorëheqjen sepse ai refuzon të marrë përgjegjësinë," i tha Odeh programit të BBC-së Ëorld at One.

Pa një kornizë politike "nga bota", Odeh tha se kontrolli izraelit i Gazës thjesht do të çonte në më shumë tensione dhe se nuk ishte një vizion apo plan "për përparim në të ardhmen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco