World Central Kitchen rinis operacionet e saj humanitare në Gaza

World Central Kitchen rinis operacionet e saj humanitare në Gaza

08:43, 29/04/2024
A+ Aa A-

Organizata e ndihmës World Central Kitchen (WCK) njoftoi të dielën se do të rifillojë operacionet e saj në Rripin e Gazës.

Ky vendim vjen vetëm katër javë pas vdekjes së shtatë anëtarëve të stafit të saj gjatë një bombardimi ajror nga ushtria izraelite.

OJQ-ja shpjegoi në një deklaratë se ishte “e detyruar të merrte një vendim”: ose të ndalonte shpërndarjen e vakteve “në mes të një prej krizave më të këqija të urisë të regjistruara ndonjëherë”, ose të vazhdonte “të shpërndante ushqime duke ditur se punonjësit e saj po frikësohen dhe vriten.”

Shtatë punëtorë të WCK u vranë në një sulm ajror të 1 prillit që goditi tre automjetet në të cilat ndodheshin. Ata ishin nisur nga një depo e organizatës në Deir al-Bala, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Sulmi me 7 të vrarë nga World Central Kitchen solli reagime të forta ndërkombëtare. Ushtria izraelite tha se bombardimi i automjeteve të tyre, të cilat mbanin shenjat e organizatës, ishte një “gabim serioz”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco