I akuzuar për vrasje të dyfishtë në Shkup, ekstradohet nga Turqia i dyshuari Lupço Palevski

I akuzuar për vrasje të dyfishtë në Shkup, ekstradohet nga Turqia i dyshuari Lupço Palevski

22:01, 15/05/2024
A+ Aa A-

Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski, u ekstradua në Maqedoninë e Veriut nga Turqia të mërkurën.

Ai u soll në aeroportin e kryeqytetit maqedonas me një avion të linjës së rregullt Stamboll-Shkup, nga ku u dërgua në burgun e Shkupit nën masa të rrepta të sigurisë.

Autoritetet e burgut deklaruan se Palevski do të vendoset në një qeli të posaçme dhe se nuk do të ketë asnjë kontakt me të burgosur të tjerë.

Palevski u arrestua nga policia turke në qytetin Balikesiri më 5 dhjetor 2023. Kërkesa e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e tij në Shkup u miratua nga një gjykatë në Turqi më 30 prill.

Për këtë vrasje të dyfishtë dyshohen edhe tre persona të tjerë, ndërsa pjesë e hetimit është edhe babai i 14-vjeçares.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares ishte gjetur në një zonë të braktisur në dalje të Shkupit më 3 dhjetor, ndërsa ai 74-vjeçarit ishte gjetur në qytetin e Velesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco