Shpërthejnë protestat në Itali ndërkohë që ministrat e G7 mblidhen për krizën klimatike

Shpërthejnë protestat në Itali ndërkohë që ministrat e G7 mblidhen për krizën klimatike

07:50, 29/04/2024
A+ Aa A-

Grupi i Të Shtatëve do të takohet në Torino të hënën, në sesionin e parë të madh të bisedimeve mjedisore që kur bota u zotua të largohet nga qymyri, nafta dhe gazi në samitin e klimës COP28 të OKB-së në dhjetor.

Dhjetra protestues demonstruan në qytetin verior italian të Torinos të dielën, duke bllokuar një autostradë dhe duke i vënë flakën portreteve të liderëve botërorë.

Demonstruesit pohuan se liderët e G7 kishin dështuar në përmbushjen e kërkesave të tyre klimatike si dhe para brezave të ardhshëm mbi ndryshimin e klimës.

Roma, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të G7, ka thënë se takimi në Torino do të jetë lidhja strategjike midis COP28 të vitit të kaluar në Dubai dhe konferencës së ardhshme, e cila do të mbahet në Azerbajxhan në nëntor.

Ministrat e Mjedisit nga G7, i cili përfshin vende si Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, do të takohen për katër seanca gjatë dy ditëve në Pallatin Venaria të shekullit të 17-të.

Ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin tha se qëllimi i takimit është "që ta bëjë kursin e përcaktuar nga COP28 sa më praktik, real, konkret".

Ai tha gjithashtu se Italia, e cila është e ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe zjarreve, Italia po vendos "biodiversitetin, ekosistemet, ngrohjen e deteve" në rendin e ditës.

Aktualisht asnjë anëtar i vetëm i G7 nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat e tij për reduktimin e emetimeve për vitin 2030, sipas një raporti nga Instituti i Politikave të Analitikës Klimatike.

Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu delegacione nga Dubai dhe Azerbajxhani, si dhe nga Brazili, i cili po pret G20 këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco