Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

08:02, 29/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata Ndërkombëtare Penale po heton veprimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Gaza, pavarësisht nga rastet e tjera në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, siç janë pretendimet për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gaza.

Mediat izraelite po raportojnë se qeveria ka marrë sinjale nga zyrtarë të ligjit se Gjykata Penale Ndërkombëtare po shqyrton lëshimin e urdhër-arresteve për zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Gjykat aaktualisht po heton veprimet e Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Rripin e Gazës.

Rasti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale është i ndarë nga rastet e tjera të ngritura kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke përfshirë atë të paraqitur nga Afrika e Jugut që akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza.

Përveç Netanyahut, hetimi i kësaj gjykate mund të çojë në lëshimin e urdhër-arresteve për ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe shefin e shtabit Herzi Halevi.

Javën e kaluar Netanyahu i kritikoi hetimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale si fyese, duke thënë se ato do të krijonin një precedent të rrezikshëm.

Një zyrtar nga Hamasi tha se një delegacion nga grupi do të diskutojë një propozim armëpushimi të vendosur në tryezën e Izraelit gjatë një vizite në Kajro të hënën.

Media shtetërore egjiptiane raporton se një delegacion izraelit do të shkojë në qytet në të njëjtën ditë.

Përpjekjet për të ringjallur bisedimet e ngecura të armëpushimit janë shtuar ditët e fundit në një përpjekje për të ndaluar një ofensivë tokësore të kërcënuar izraelite në Rafah, qyteti jugor ku pothuajse gjysma e popullsisë së Gazës ka kërkuar strehim.

“Vetëm një goditje e vogël është gjithë çka duhet për të detyruar të gjithë të largohen nga Palestina dhe ne do të jemi dëshmitarë të katastrofës më të madhe në historinë e popullit palestinez”, tha presidenti palestinez Mahmud Abbas.

Image

Më shumë ndihmë për Gazën

Ndërkohë, Izraeli thotë se dërgesat e ndihmave në Gaza janë duke u rritur.

"Gjatë javëve të fundit, sasia e ndihmave humanitare që shkon në Gaza është rritur ndjeshëm," tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

“Në ditët në vijim, sasia e ndihmës që shkon në Gaza do të vazhdojë të rritet edhe më shumë. Ushqim, ujë, furnizime mjekësore, strehim, pajisje dhe ndihma të tjera.”

Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit thotë se rritja e niveleve të ndihmës është një shenjë e mirë, por se është shumë herët të thuhet nëse rreziku i urisë ishte shmangur.

Një raport i mbështetur nga OKB-ja i lëshuar muajin e kaluar paralajmëroi se uria në Gaza ishte e pashmangshme dhe se 70% e popullsisë po vuan nga nivele katastrofike të urisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco