Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla minojnë demokracinë

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla minojnë demokracinë

16:16, 15/05/2024
A+ Aa A-

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Nëpërmjet një postimi në X, diplomatja evropiane e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në rrjetin social.

Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital teksa autori i dyshuar është vënë në pranga nga autoritetet. Në një video te publikuar shfaqen disa persona duke vrapuar për të kapur të dyshuarin jashtë qendrës kulturore. Nënkryetari i parlamentit konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në një njoftim të dytë.

Presidentja e Sllovakisë  tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar. Handlova ndodhet  është rreth 180 km  në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco