Elon Musk: Inteligjenca artificiale do e lërë njerëzimin pa punë

Elon Musk: Inteligjenca artificiale do e lërë njerëzimin pa punë

20:43, 03/11/2023
A+ Aa A-

Musk, ka investuar para në firmat e inteligjencës artificiale, por ai është gjithashtu i njohur për frikën e tij se mund të kërcënojë shoqërinë dhe vetë ekzistencën njerëzore.

ANGLI- Miliarderi Elon Musk vë alarmin dhe parashikon se Inteligjenca Artificiale do ta bëjë të tepërt punën e paguar.

Në një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, gjatë Samitit mbi AI, Musk ndau shqetësimin e njerëzve se puna e tyre do të zëvendësohet nga teknologjia.

Ndaj, të dy ranë dakord që është i nevojshëm caktimi i një arbitri për të vëzhguar super kompjuterët e së ardhmes.

Musk, ka investuar para në firmat e inteligjencës artificiale dhe ka përdorur teknologjinë në makinat e tij Tesla pa shofer, por ai është gjithashtu i njohur për frikën e tij se mund të kërcënojë shoqërinë dhe vetë ekzistencën njerëzore.

Ai ka një paralajmërim të ashpër për ndikimin e AI, potencialisht shkatërrues që mund të ketë në punët tradicionale.

“Do të vijë një pikë ku nuk nevojitet punë, ju mund të keni një punë nëse doni një për kënaqësi personale, por AI do të bëjë gjithçka.

Është edhe e mirë edhe e keqe. Një nga sfidat në të ardhmen do të jetë se si ta gjejmë kuptimin në jetë”, vijoi Musk.

Britania e Madhe organizoi Samitin e parë për ndikimin e AI në jetën e njeriut. Në këtë Samit u fol gjatë për përfitimet dhe rreziqet që vijnë prej saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco