Ministria e Hamasit bën bilancin e humbjeve: Mbi 9000 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministria e Hamasit bën bilancin e humbjeve: Mbi 9000 të vrarë në Rripin e Gazës

08:41, 03/11/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,000 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori.

Ndërkohë, Izraeli filloi operacionin e tij pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë.

Sot u njoftua nga pala izraelite se 4 ushtarë ishin vrarë në betejë, ndërsa bën me dije se ka “përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës” dhe ka sulmuar postet, selitë dhe infrastrukturën tjetër të Hamasit.

Izraeli ka kryer mijëra sulme ajrore dhe artilerie në Gaza që nga 7 tetori, ndërkohë që shumë shtete kanë dënuar këto sulme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco