Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

50 viktima nga përmbytjet në Afganistan, shkatërrohen mbi 2000 shtëpi

50 viktima nga përmbytjet në Afganistan, shkatërrohen mbi 2000 shtëpi

09:34, 19/05/2024
A+ Aa A-

Të paktën 50 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me reshje të dendura dhe përmbytje në pjesën qëndrore të Afganistanin.

Situata më alarmante u paraqit në provincën Ghor, aty ku mijëra banorë na alarm nxituan të ngjiteshin në pikat më të larta për t’i shpëtuar vërshimit të ujit.

Në kryeqendrën e provincës, qindra dyqane janë nën ujë dhe shumica e rrugëve që të çojnë në të janë ndërprerë, ndërkohë që dëme të mëdha u shënuan dhe në bujqësi, teksa mbi 2000 shtëpi janë rrënuar.

Departamenti i menaxhimit të fatkeqësive të provincës deklaroi një situatë emergjente dhe bëri thirrje për strehim, ushqim dhe ujë. Shiu i dendur ka ardhur pasi vendi përjetoi një periudhë të zgjatur thatësire në fillim të vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco