VIDEO/ Shpërthen vullkani Ibu në Indonezi, evakuohen banorët e shtatë fshatrave

VIDEO/ Shpërthen vullkani Ibu në Indonezi, evakuohen banorët e shtatë fshatrave

10:23, 19/05/2024
A+ Aa A-

Banorët e shtatë fshatrave u evakuuan për shkak të shpërthimit të vullkanit Ibu në ishullin Halmahera në Indonezi. Autoritetet rekomanduan evakuimin e të gjithë atyre që ndodheshin në një rreze prej 7 kilometrash nga vullkani.

Ibu shpërtheu mbrëmjen e djeshme, të shtunën, duke nxjerrë hi deri në 4 kilometra në qiell, sipas informacioneve dhe fotove të publikuara nga shërbimi vullkanologjik i Indonezisë.

Aktiviteti në rritje i Ibu pason një seri shpërthimesh në vullkane të tjera të ndryshme në Indonezi, i cili ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor, me 127 vullkane aktive.

Javët e fundit, vullkani Ruang në Sulawesi të Veriut shpërtheu gjithashtu, duke nxjerrë lavë të nxehtë dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë më shumë se 12,000 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco