Morris Chang: Mikroçipë, pasojat e luftës teknologjike Shtetet e Bashkuara

Morris Chang: Mikroçipë, pasojat e luftës teknologjike Shtetet e Bashkuara

14:51, 01/11/2023
A+ Aa A-

Themeluesi i TSMC është kthyer të flasë në publik në një event njujorkez. Preokupimi është se konfrontimi midis dy gjigantëve botërorë mund ta frenojë përparimin e industrisë së gjysmëpërçuesve, por ka edhe më: kjo ka të bëjë me të ardhmen e krijesës së tij.

Kur flet, bota duhet ta dëgjojë në heshtje rigoroze dhe ta kuptojë sa më shunë që mundet. Jo vetëm bota e industrisë që ka kontribuar ta plazmojë, por ajo politike, si edhe ajo biznesore që sheh me preokupim në frontet e tjera gjeopolitike, tashmë shumë të nxehëta, që sinjalizojnë sesi fërkimet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë korniza e trazirave sizmike të natyrës ndërkombëtare.Një rend ekonomik dhe politik që ka favorizuar shfaqjen pikërisht të Taiwan Semiconductor Manufacturing Corporation (TSMC), kur Morris Chang nuhati se proceset e globalizimit dhe integrimit rajonal (sidomos në habin e elektronikës së avancuar në Azinë Lindore dhe Jugore), me specializimin progresiv të industrisë së çipëve, do t’i jepte business model të TSMC (fonderi për palë të treta) një avantazh kompetitiv të pabarazueshëm.Ngjitja e kolosit tajvanez të çipëve, i themeluar në 1987 (në apogjeun e Luftës së Ftohtë, por tashmë në një kontekst rajonal që shikonte daljen e vendeve aziatike, si Japonia, Koreja dhe Taivani, si liderë të ardhshëm të elektronikës) ka qenë faktikikisht vendimtare për rilançimin e industrisë në një periudhë të karakterizuarnga tensionet komerciale midis Uashingtonit e Tokios dhenga një stanjacion i detyruar i cikleve ekonomike që karakterizojnë gjithmonë sektorin e elektronikës.

Në një MIT Talk në ditën e martë, gjatë turit amerikan, Chang ka listuar sesi suksesi i krijesës së tij ka qenë i mundshëm falë disa kushteve të pranishëm në Taivan: një ekosistem unik, në gjendje të furnizojë krahun e punës tejet të specializuar dhe të kualifikuar (teknikë dhe inxhinierë), vijueshmëria e mensioneve (pak turnover),një përqëndrim gjeografik i aktiviteteve manifakturistedhe “teorisë së kurbave të kuptimit” me fitime në rritje dhe dekadave madhështore të Silicon Valley në kapërcyellin midis viteve ‘50 e ‘60 kur aktivitetet e kërkimit, dizajnit dhe manifakturës qenë përkrah njëra tjetrës. Faktikisht, Chang ka kujtuar se në një të ardhme jo të largët vende si Vietnami, Indonezia dhe India mund të bëhen habe prodhuese të rëndësishme. Pastaj, qartazi, nevoja për të përballuar kostot në rritje për të qëndruar në hap me kufirin teknologjik. Për ta bërë, TSMC ka synuar për të ndërtuar besimin e klientëve të tij, nga momenti qëbusiness model i tij do të synonte të fabrikonte çipë për llogari të kompanive në konkurrencë direkte midis tyre (mendojmë për Qualcomm dhe Nvidia) me ndarjen e informacioneve të ndjeshme. Në radhë të dytë, TSMC ka investuar në kufirin teknologjik, mbi nyjet e avancuara dhe duke përfituar nga vëshirësitë e konkurrentëve, si Samsung dhe Intel, që akoma dizajnonin dhe fabrikonin çipë në një model të interuar (IDM). Shkalla e çipëve më të avancuar do të ishte e mundur sikur industria të mos ishte rishpikur në një optikë specializimi rajonal dhe shumë prej kompanive që ende sot poullojnë sektorin – si amerikanet Intel dhe Texas Instruments – do të zhdukeshin përballë konkurrencës së egër sikur të mos kishin përqafuar trendin e viteve ’90 dhe ‘2000. Njëkohësisht, sot Shtetet e Bashkuara nuk do të gëzonin lidershipin e dizajnit, në softuerin EDA e në makinat litografike – chokepoint e tregut që qeveria amerikane përdor për ta mbytur ngjitjen teknologjike të Pekinit – në rast se TSMC dhe prodhuesit e tjerë taivanezë të mos kishin vënë bast miliarda dollarë në investime për të bërë fabrikat e së ardhmes.

Sot, siç e ka pohuar kohët e fundit vetë Chang, kjo botë ka mbaruar dhe prioriteti i vetëm për policymakers që shikojnë nga industria e gjysmëpërçuesve. “Pa siguri kombëare do të humbasim gjithçka, gjithë asaj të cilës i japim vlerë”, ka thënë Chang. Duke reflektuar mbi gjeopolitikën e prodhimit të çipëve, Chang mendon se manifaktura është njëra prej zonave ku Shtetet e Bashkuara dhe Kina po konkurrojnë në terma industrialë dhe ku qartazi nuk ka një gap kaq të shënuar. Ky hendek është në fakt i qartë kundrejt Taivanit, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë respektivisht ndaj qëllimeve politike të Pekinit. “Nëse mundemi, me gjithë atë që është në mundësitë tona, ta shmangim një Luftë të Ftohtë”. Por është e qartë se marrëdhëniet kino – amerikane nuk do të mund të vendosen siç qenë atë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së konfrontimit bipolar, kanalet diplomatike mbetën gjithmonë të hapura, të diktuara sidomos nga nevoja për ta shmangur luftën bërthamore, ndërkohë që flukset ekonomike dhe teknologjike qenë thuajse zero.Mungesa e një ndërvarësie të fortë në këtë kuptim e bënte konfrontimin binar më të kuptueshëm dhe sidomos të shifruar nga “teoria e lojërave” që mbeti deri në fund një skemë e përkryer për të kërkuar një ekuilibër dhe, së fundi, një bashkëjetesë në mos paqësore sa më pak drejt de-escalation.

Për momentin, sot nuk ekziston asgjë e ngjashme. Përkundrazi, mjetet dhe qëllimet tentojnë të bashkohen:ndërvarësia tekonologjike, nga gjysmëpërçuesit tek lëndët e para kritike, e bëjnë shumë më komplekse arritjen e këtij ekuilibri sepse siguria e saj është edhe pjesërisht nevojën për ta siguruar që kundërshtari nuk e arrin autonominë ose, më keq, kryen kalimin. Është ky paradoksi i ndërvarësisë, pasi sa më shumë kërkohet të reduktohen difektet e veta, aq më shumë nxitet aktori tjetër për ta shfrytëzuar përpara se të jetë shumë vonë.Është e qartë se kalkulimi i pasojave ndaj supply chainglobale shpesh është hequr. Në këtë aspekt Chang, gjatë takimit të mbajtur pranë Asian Society të New York të enjten, i ka idetë e qarta. “Besoj se decoupling në fund do t’i ngadalësojë të gjithë. Më duket e qartë se (nga ana e Shteteve të Bashkuara, shënmi im) objektivi është ai i ngadalësimit të Kinës, por [ngadalësimi] që ndodh”.Tensionet midis Uashingtonit dhe Kinës po hyjnë në një shteg të rrezikshëm, një aspekt që “arrin të më mbajë zgjuar natën”, ka komentuar. Chang ka cituar edhe librin e diskutuar e profesorit të Harvard University, Graham Allison, i dalë më 2019 me titullin Destined for War dheqë rimerr në shqyrtim 18 raste historike ku fuqia dominuese (sot Shtetet e Bashkuara) ndeshet me një fuqi në ngjitje (Kina) me rezultatin që në fund konkurrenca u zgjidh me një konflikt ushtarak për 12 herë.

Embargoja mbi çipët e miratuar nga Shtetet e Bahskuara me kufizimet e reja ndaj eksporteve të teknologjisë amerikane (makineri EUV, DUV dhe çipë të avancuar për IA) do të mund të sigurojë realitetet e pritura – të bllokojë apo mbylli garën e Kinës mbi gjysmëpërçuesit apo aplikimet dual-use – ose të kenë pasojat e padëshiruara, si stimulimi i ekosistemit kombëtar apo të shytjë për rekursin ndaj aneksionit ushtarak mbi Taivan.Megjithatëm e vështirë të imagjinohet ky skenar i fundit si pasojë e embargos. Sipas Burn Li, një ish menaxher i TSMC, i intervistuar nga Bloomberg, kufizimet e reja amerikane nuk do të kenë efekt: SMIC, kompania kineze lidere në prodhimin e çipëve në nivel kombëtar, mund të prodhojë çipë prej 5 nanometrash duke përdorur makineritë DUV që ASML ka dërguar në semestrat e fundit. Gara për pajisje të avancuara, për arësye sigurie dhe prestigji teknologjik, është një tendencë që megjithatë ka pasoja direkte edhe për TSMC. Në rast se krijesa e Chang ka mundur të shfaqet dhe konsolidojë dominimin e tregut me 90% të prodhimit të çipëve nën 10 nanometra është edhe për një kontekst gjepolitik të favorshëm. Tani që siguria kombëtare mbizotëron, TSMC është në një pozicion komod: “neutraliteti” i saj në terma komercialë ka qenë çelësi i i suksesit të saj, por tani është bërë një stigmatë në trekëndëshin Shtetet e Bashkuara – Kinë –Taivan. Asnjë kompani nuk mund të vazhdojë të lulëzojë në një kontekst ku thelbi i saj është i tillë sa ta bëjnë një bast shumë të rrezikshme të cilave t’u besosh.

Ja pse shumë prej konkurrentëve, midis të cilëve Intel dhe Samsung, janë të gatshëm ta kapitalizojnë “politizimin” e industrisë në favorin e saj. Gara ndaj reshoring apo ndaj friendshoring, me investimet publike të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, e ka detyruar TSMC të bëjë atë që nuk do ta kishte bërë kurrë në një kontekst të normalizuar: të investojë me kapacitet jashtë vendit (në Europë dhe në Japoni), duke eksportuarteknologjinë e saj, know-how dhe investimet për të mos i lënë shumë terren kompanive amerikane, koreane dhe europiane. Është e vërtetë edhe se kërkesa për çipë është e destinuar të rritet dhe për të mos rrezikuar një shortage si në periudhën pandemike, një rritje e wafer capacity globalmegjithatë do të ishte fiziologjike. Dhe kërkesa e çipëvetë avancuar, logjikë për supercomputing dhe IA, është në rritje konstante. Në 2022 pëfaqësonin rreth 41% të shitjeve të TSMC, pasuar nga atë për smartfonët (39%).Pozicioni i TSMC si lider i tregut foundry e vendos pra kompaninë në një pozicion të favorshëm për të përfituar nga bumi i inteligjencës artificiale në vitet e ardhshme.Veç të tjerash, është po ashtu e pamundur që klientët e konsoliduar të kompanisë taivaneze – si NVIDIA, Apple dhe Qualcomm – mund të vendosin të heqin dorë nga marrëdhënia dhe t’i alokojnë fondet e tyre tek Intel apotek Samsung pikërisht prej ekosistemit të konsoliduar që vërtitet rreth TSMC përveç faktit që krijesa e Chang mban një përqindje rendimenti për nyjet e avancuara që të dykonkurrentët nuk e kanë. Së fundi, vështirësia që has kompania në Arizona (nga 12 miliard dollarë, 40 në total duke marrë parasysh të dytën në ndërtim), me kapacitet prej 5 nanometrash (3 nanommetra nga 2026), përmungesën e kulturës biznesore dhe personelit të kualifikuar janë elokuentë për kushtet e suksesit që Chang ka ilustruar dhe që ka mundësi motivi kryesor për të cilin TSMC kishte hezituar në të kaluarën të tentojë të replikojë tjetërkund sukseset kombëtare të saj, por mbete një indicie tjetër për të cilët këto kohëra janë tashmë një kujtim i largët.

Nuk mbetet veçse të bindet politika për shmangien e industrisë së çipëve – dhe TSMC në veçanti – në një vorbull tensionesh përpara pikës së moskthimit. Është në këtë drejtim që duhet inkuadruar zgjedhja e qeverisë së Taipeit për ta dërguar për herë të parë pikërisht Chang si përfaqësues special të samitit të Asia-Pacific Economic Cooperation (APEC) që do të mbahet në San Francisconga 11 deri më 17 nëntor. Në takim do të jenë të pranishëm edhe Joe Biden e Xi Jinping që do të takohen sërish pas më shumë se 1 viti. Nëse ka një njeri që mund të ndërmjetësojë midis dy liderëve, nga skena e dijes së tij për industrinë dhe teknologjinë mbi të cilën luhet fati i marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës, është pikërisht ai, e ardhmja e botës dhe e kompanisë së tij janë fuqimisht të ndërthurura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco