Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare ish-kryeministri kinez, Li Keqiang

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare ish-kryeministri kinez, Li Keqiang

08:29, 27/10/2023
A+ Aa A-

Zi në Kinë. Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare ish-kryeministri Li Keqiang. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë për shkak të një ataku kardiak, sipas asaj që ka raportuar rrjeti shtetëror CCTV. Li drejtoi qeverinë për 10 vjet, deri në fillim të marsit të kaluar, kur ia kaloi stafetën Li Qiang.

Një ekonomist i trajnuar mirë, Li ka fituar famë për pozicionet e tij reformiste dhe për mbështetjen e një ekonomie të bazuar në konsumin e brendshëm – përmes stimujve për bizneset e vogla, rinovimit të zonave të varfra urbane dhe projekteve infrastrukturore – dhe jo vetëm nga eksportet.

Li u rendit i 14-ti në listën e revistës Forbes të vitit 2013 të njerëzve më të fuqishëm në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco