SHBA, Biden paralajmëron Iranin me një mesazh të rrallë të drejtpërdrejtë

SHBA, Biden paralajmëron Iranin me një mesazh të rrallë të drejtpërdrejtë

07:57, 27/10/2023
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden e ka paralajmëruar Iranin që të mos sulmojë personelin amerikan në Lindjen e Mesme, nëpërmjet një mesazhi të rrallë drejtuar liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“U dha një mesazh i drejtpërdrejtë", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një konferencë më herët sot. Ai nuk tregoi më shumë detaje, njofton BBC.

Pentagoni tha gjithashtu se rreth 900 trupa shtesë amerikane janë ose në rajon ose janë nisur atje për të forcuar mbrojtjen ajrore për të mbrojtur personelin amerikan, mes një shtimi të sulmeve në rajon.

Trupat amerikane janë sulmuar të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri gjatë javës së kaluar, sipas Pentagonit.

Në fillim të kësaj jave, Biden tha se kishte paralajmëruar Ajatollah se SHBA do të përgjigjej nëse forcat e saj vazhdojnë të jenë në shënjestër.

Ai nuk dha detaje se si u komunikua mesazhi./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco