Bihet dakort për armëpushim në Gazën jugore, pritet të rihapet kalimi kufitar Gaza-Egjipt Njerëzit duke pritur hapjen e vendkalimit Rafah në qytetin jugor të Rripit të Gazës, të shtunën

Bihet dakort për armëpushim në Gazën jugore, pritet të rihapet kalimi kufitar Gaza-Egjipt

08:18, 16/10/2023
A+ Aa A-

SHBA, Izraeli dhe Egjipti kanë rënë dakord për një armëpushim në Gazën jugore që të përkojë me rihapjen e kalimit kufitar Rafah, kanë thënë dy burime egjiptiane të sigurisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Reuters tha se armëpushimi do të fillonte në orën 6:00 GMT – tani – mes raportimeve të mediave se kalimi i kontrolluar nga Egjipti do të rihapej në të njëjtën kohë.

BBC tha se nuk është në gjendje të konfirmojë në këtë moment nëse vendkalimi është hapur.

Çfarë është vendkalimi kufitar Rafah?

Për shumicën e 2.3 milionë palestinezëve në Rripin e Gazës, kalimi kufitar Rafah përfaqëson daljen e tyre të vetme dhe të vetmen rrugë shpëtimi nga territorit për në botën e jashtme. Egjipti e kontrollon vendkalimin në fjalë sipas një marrëveshjeje të vitit 2007 me Izraelin, por furnizimet që hyjnë në Gaza përmes Rafahut kërkojnë miratimin e Izraelit.

Përmbledhje

Raportet e mediave amerikane thonë se Egjipti do të hapë së shpejti pikën e tij kufitare me Gazën për të lejuar palestinezët me shtetësi të dyfishtë dhe ndihmën shumë të nevojshme në

Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë, por shtetasve amerikanë në Gaza u është thënë që të afrohen më pranë kalimit Rafah.

Sipas raportimeve, vendkalimi do të jetë i hapur vetëm për disa orë nga ora 09:00 (06:00 GMT)

Prej ditësh, njerëzit kanë mbërritur në kufi, pasi kushtet në Gaza përkeqësohen vazhdimisht

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të tregojë kujdes, pasi ushtria e tij përgatitet për një ofensivë tokësore atje.

Më shumë se 1,400 njerëz u vranë në Izrael kur luftëtarët e Hamasit sulmuan civilët dhe ushtarët pak më shumë se një javë më parë

Gati 2,700 njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit në Gaza që nga sulmet, me rreth 1,000 të zhdukur nën rrënoja.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco