Një kujtesë për gjeografinë e Gazës

Një kujtesë për gjeografinë e Gazës

07:30, 16/10/2023
A+ Aa A-

Rripi i Gazës është afërsisht 41 km (25 milje) i gjatë dhe 10 km (6 milje) i gjerë.

Popullsia është 2.2 milion dhe harta e mëposhtme ilustron zonën e evakuimit.

Zona që ka hije të kuqe është shtëpia e rreth 1 milion njerëzve - të gjithëve u është thënë të lëvizin në jug.

Image

Kryekomisioneri i Agjencisë më të madhe të OKB-së në Rripin e Gazës është shprehur se vendi është në prag të kolapsit.

Stafi me bazë në Gaza i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët, ose UNRWA, janë zhvendosur në Rafah afër kufirit me Egjiptin dhe po punojnë nga e njëjta ndërtesë si "mijëra njerëz të dëshpëruar të zhvendosur", tha Philippe Lazzarini, Komisioneri Gjenerali i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.

Gaza po mbytet dhe duket se bota tani ka humbur humanitetin e saj, tha ai në një fjalim  ashpër nga selia e agjencisë në Jerusalemin Lindor të dielën.

"Nëse e shikojmë çështjen e ujit - të gjithë e dimë se uji është jetë - Gazës po i mbaron uji, dhe Gazës po i mbaron jeta. Së shpejti, besoj, me këtë nuk do të ketë as ushqim apo ilaç," tha Lazzarini , duke e quajtur rrethimin në Gaza si "asgjë tjetër veçse dënim kolektiv".

"Përpara se të jetë tepër vonë, rrethimi duhet të hiqet dhe agjencitë e ndihmës duhet të jenë në gjendje të sjellin në mënyrë të sigurt furnizimet thelbësore si karburant, ujë, ushqim dhe ilaçe. Dhe ne kemi nevojë për këtë tani," shtoi ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco