Një aktori i tretë futet në luftën Hamas-Izrael, shkëmbim zjarri në kufi me Libanin

Një aktori i tretë futet në luftën Hamas-Izrael, shkëmbim zjarri në kufi me Libanin

11:29, 11/10/2023
A+ Aa A-

Grupi militant Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në territorin Izraelit, të nisur nga Libani mëngjesin e kësaj të mërkure.

Grupi tha se lëshoi ​​raketa precize në përgjigje të sulmeve izraelite që lanë të vdekur tre nga luftëtarët e tij në fillim të javës.

Ky është tani një shkëmbim zjarri ndërkufitar – pasi pak kohë më parë, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) konfirmuan se po godisnin drejt territorit libanez në përgjigje të sulmeve që vinin nga një “armë antitank” përtej kufirit.

I themeluar në vitin 1982 nga Garda Revolucionare e Iranit dhe i klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore si organizatë terroriste, Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në Liban, për shkak të një milicie të armatosur rëndë, që luftoi disa luftëra me Izraelin.

Hezbollahu është lëvizje politike dhe ushtri guerile, e cila mbështetet nga popullata shiite e Libanit.

Arsenali i tij është shkak i mosmarrëveshjeve të shpeshta në këtë vend. Grupi thotë se armët i nevojiten për ta penguar Izraelin. Por, kundërshtarët e tij thonë se ai e minon shtetin, duke marrë vendime për luftën dhe paqen, që e prekin të gjithë kombin.

Kujtojmë se në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.

Sakaq nga ana e palestinezëve në Gaza numri i viktimave ka tejkaluar 900.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco