Zelensky arrin në Spanjë për Samitin e Granada-s

Zelensky arrin në Spanjë për Samitin e Granada-s

11:21, 05/10/2023
A+ Aa A-

Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në qytetin spanjoll të Granadës, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Liderët evropianë janë bashkuar në Granada nga ku pritet të konfirmojnë mbështetjen afatgjatë për liderin ukrainas, pasi presidenti amerikan Joe Biden ka frikë se veprimi i republikanëve në Kongres mund të lëndojë politikën amerikane në vazhdimin e mbështetjes për Kievin.

Ky forum ka për qëllim të rrit bashkëpunimin mes 40 vendeve, Ky forum u krijua menjëherë pas pushtimit rus në Ukrainë.

Në një postim në platformën X, Zelensky tha se qëllimi i përbashkët i forumit është të “ofrohet siguri dhe stabilitet për evropianët”.

“Do t’i kushtojnë vëmendje të shtuar rajonit të Detit të Zi dhe në përpjekjet tona të përbashkëta të forcojmë sigurinë e ushqimit”, shtoi presidenti ukrainas.

Kujtojmë që Rusia kishte dalë nga kjo marrëveshje në korrik që i lejonte Ukrainën transportimin e sigurt të anijeve me produkte ushqimore përmes Detit të Zi, që për Kievin tradicionalisht ishte korridori kryesor për eksport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco