Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Meksikë, nëntë të vdekur pas shembjes së një çatie në kishë

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Meksikë, nëntë të vdekur pas shembjes së një çatie në kishë

07:18, 02/10/2023
A+ Aa A-

Nëntë persona raportohet se janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi çatia e kishës Santa Cruz të CIudad Madero, në Meksikë, u shemb.

Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 persona ishin në meshë në momentin e shembjes, ku 49 prej tyre janë dëguar në spital pë shkak të plagëve të marra.

Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve. 

Imazhet në mediat sociale treguan ndërtesën e kishës në rrënoja ndërsa njerëzit kërkonin me dëshpërim ata që ishin bllokuar brenda.

Gazetari vendas Franc Contreras tha për programin Neësday të BBC ëorld Service se kolapsi ndodhi në një moment kyç në shërbimin e kishës.

"Kisha ishte e mbushur me rreth njëqind njerëz dhe njerëzit ishin rreshtuar për të marrë kungimin - sigurisht që është një lloj kulmi i meshës katolike dhe në ato çaste çatia u shemb; tulla, beton dhe sigurisht strukturat mbështetëse të çelikut ranë siper njerëzve që ishin brenda në kishë”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco