ShBA-ja do të ofrojë sërish teste falas për COVID-19

ShBA-ja do të ofrojë sërish teste falas për COVID-19

11:51, 21/09/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofuar teste falas për COVID-19, duke filluar nga e hëna, pasi administrata e presidentit të Amerikës, Joe Biden ka shpenzuar 600 milionë dollarë për të ofruar teste të reja pas shtrimeve në spital në rritje.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi të mërkurën se faqja e internetit CovidTests.Gov do të lejojë familjet amerikane të porosisin katër teste të shpejta falas gjatë javëve të ardhshme.

Kjo pasi rastet pritet të rriten këtë dimër.

“Ne duam që ata të jenë në gjendje t’i përdorin ato teste gjatë këtij sezoni viral vjeshtë, dimër, sezon viral të frymëmarrjes”, tha të mërkurën Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco