Ministri i Jashtëm kinez do të vizitojë Moskën

Ministri i Jashtëm kinez do të vizitojë Moskën

09:02, 13/09/2023
A+ Aa A-

Ndërsa Vladimir Putin dhe Kim Jong Un u ulën për bisedime, ministria e jashtme e Rusisë njoftoi një vizitë të ministrit të jashtëm kinez Wang Yi në Moskë. Ai do të takohet me homologun rus Sergei Lavrov.

Pas një vizite në qendrën hapësinore, Putin dhe Kim zhvilluan bisedime të nivelit të lartë midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, si në prani të delegacioneve të tyre përkatëse ashtu edhe ballë për ballë.

Më herët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bisedimet do të fokusohen kryesisht në bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë lidhjet tregtare dhe ekonomike dhe shkëmbimet kulturore.

Përveç kësaj, shtoi ai, liderët do të kenë një shkëmbim të gjerë të pikëpamjeve për situatën në rajon dhe për çështjet ndërkombëtare në përgjithësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco