'Shkëmbinjtë që puthen' rrezikojnë shembjen

'Shkëmbinjtë që puthen' rrezikojnë shembjen

21:09, 23/08/2023
A+ Aa A-

“Shkëmbinjtë që puthen”, ikonë e Vietnamit në zemër të gjirit Ha Long janë në rrezik të shembjes.

Gjiri Ha Long në provincën Quang Ninh është i mbushur me qindra ishuj të vegjël, dhe në vitin 2019 tërhoqi 4 milionë turistë.

Shkëmbinjtë binjakë, të cilët ngrihen nga gjiri dhe duken sikur preken, ose “puthen”, janë shumë të njohura për vizitorët.

Por ekspertët, me anë të një raporti të publikuar në korrik, paralajmërojnë se rritja e nivelit të detit dhe anijet e peshkimit që udhëtojnë shumë afër po shkaktojnë gërryerjen e shkëmbinjve.

Ho Tien Chung i Institutit të Gjeoshkencave dhe Burimeve Minerale të Vietnamit tha se peshkimi i paligjshëm dhe turizmi i parregulluar po e shtyn më tej përshpejtimin e erozionit të shkëmbinjve.

Ndërsa instituti po kryente kërkime, ekspertët vëzhguan çarje të thella që përshkronin shkëmbinjtë, duke paralajmëruar se ato mund të shemben nëse nuk ndërmerren veprime për t’i ruajtur.

Ishujt në gji janë goditur prej kohësh nga erozioni bregdetar dhe disa atraksione të tjera turistike të dukshme janë dëmtuar rëndë në vitet e fundit nga detet që përplasen.

Për të luftuar efektet, në raport u bëhet thirrje zyrtarëve që të vendosin rregulla të reja në gji, duke përfshirë kufizimin e shpejtësisë së anijeve që kalojnë përmes tij në vetëm 5-10 kmh.

Peshkatarët vendas duhet gjithashtu të paralajmërohen që të shmangin peshkimin rreth shkëmbinjve për të reduktuar dyndjen ndërsa nëpër të çarat në ishull mund të futet çimento për të siguruar themelet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco