OBSH organizon samitin e parë të mjekësinë tradicionale

OBSH organizon samitin e parë të mjekësinë tradicionale

11:21, 18/08/2023
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zhvilluar samitin e parë për mjekësinë tradicionale, duke paralajmëruar se trajtimet e bazuara në produkte natyrale mund të jenë një alternativë efektive ndaj kujdesit shëndetësor vetëm nëse vërtetohen shkencërisht.

Mjekësia tradicionale është “hapi i parë i ndërgjegjësimit për miliona njerëz në mbarë botën”, tha agjencia shëndetësore e OKB-së. Samiti në Indi mblodhi së bashku politikanë dhe shkencëtarë me qëllim mobilizimin dhe angazhimin politik të bazuar në prova”, thekson OBSH-ja.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha përpara samitit se mjekësia tradicionale është e vlefshme vetëm nëse përdoret “në mënyrë të përshtatshme, efektive dhe, mbi të gjitha, në mënyrë të sigurtë bazuar në provat më të fundit shkencore”.

Samiti Botëror dyditor për Mjekësinë Tradicionale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet së bashku me takimin e ministrave të shëndetësisë të G20 në qytetin indian të Gandhinagar.

Në të ardhmen, samiti do të mbahet një herë në vit, ndërsa vitin e kaluar u hap Qendra Botërore e OBSH-së për Mjekësinë Tradicionale në shtetin indian, Gujarat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco