Rusia bëhet gati, për herë të parë pas 47 vitesh do të nisë një anije kozmike në Hënë

Rusia bëhet gati, për herë të parë pas 47 vitesh do të nisë një anije kozmike në Hënë

15:36, 07/08/2023
A+ Aa A-

Rusia do të nisë të premten një anije kozmike në Hënë për herë të parë që nga viti 1976, njoftoi sot agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Nisja e Luna-25 do të bëhet më 11 gusht në orën 02:10:57, tha Roscosmos në një deklaratë, në një kohë kur fuqitë botërore si SHBA dhe Kina kanë shumëfishuar misionet për zbarkimin në Hënë.

Rusia do të evakuojë një fshat në lindje të saj më 11 gusht si pjesë e nisjes së misionit të parë në gati gjysmë shekulli, tha një zyrtar lokal të hënën. Nisja e Luna-25, e para e Rusisë që nga viti 1976  do të bëhet rreth 5,550 kilometra në lindje të Moskës, sipas agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos.

Banorët e vendbanimit Shakhtinsky në rajonin Khabarovsk të Rusisë do të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe zona në orët e para të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco