Valët e të nxehtit po ndryshojnë hartën e turizmit veror

Valët e të nxehtit po ndryshojnë hartën e turizmit veror

15:16, 07/08/2023
A+ Aa A-

Kriza klimatike po ndryshon hartën botërore të turizmit.  

Vera e vitit 2022 ishte më e nxehta e regjistruar në Kontinentin e Vjetër dhe turistët që tradicionalisht zgjodhën Europën Jugore për pushimet e tyre po zgjedhin destinacione alternative.

Interesi për të vizituar Mesdheun ra me 10% nga qershori në nëntor, sipas shifrave të publikuara nga Tom Marchand, bashkëthemelues i kompanisë së udhëtimeve luksoze me bazë në Londër, Black Tomato, duke theksuar për CNBC se kompania e tij tashmë ka zbuluar se udhëtarët po zgjidhnin më shumë vendet nordike.

“Destinacionet si Finlanda, Norvegjia, Suedia, Islanda po shohin një rritje të madhe të rezervimeve”, tha ai.

Rezervimet gjatë verës në Skandinavi janë rritur me 37% krahasuar me vitin e kaluar, tha ai. 35% e turistëve gjermanë tashmë preferojnë Norvegjinë jugore në krahasim me të njëjtën periudhë të qershorit, sipas Expedia Group.

Të dhënat treguan gjithashtu rritje të interesit për shtëpitë e pushimit në qarqet jugore suedeze të Scania dhe Blekinge. Në të gjithë Europën, kërkimet për shtëpi pushimi u rritën ndjeshëm në Edinburg, Skoci (+20%), Riga, Letoni (+25%) dhe Talin, Estoni (+25%), raporton abcnews.al.

Në mënyrë indikative, në të gjithë Europën, interesi për të marrë shtëpi me qira në provincën jugore suedeze të Småland rivalizoi ishullin e njohur spanjoll të Tenerife-s dhe madje kaloi qytetin italian të Rimini në bregun e Adriatikut, sipas Expedia Group.

Spanja mbetet destinacioni më i popullarizuar i udhëtimit në sondazhin e Komisionit Europian për turizmin, por interesi për udhëtimet po zhvendoset edhe atje.

Kërkimet për shtëpi pushimi në vende të njohura si Costa Blanca, Costa Brava dhe Mallorca mbetën të njëjta nga qershori deri në korrik, por interesi u rrit në veri të Spanjës dhe në vendin Bask.

Përveç Spanjës, ishujt grekë janë ndër destinacionet kryesore të udhëtimit gjatë verës në Europë, por shumë prej tyre po kthehen në një grup tjetër ishujsh shumë më në very, si ishujt Lofoten në Norvergj apo ishujt në Kroaci.

Destinacione të tilla si Kanadaja, parqet kombëtare të SHBA-së dhe vendet europiane si Sllovenia janë gjithashtu destinacione veçanërisht të njohura, raporton abcnews.al.

Së fundmi, një tjetër trend në rritje është që turistët preferojnë të marrin pushimet e tyre në stinë të tjera, jashtë kërkesës së pikut, kur çmimet janë më të ulëta, ku dhe temperaturat janë më të buta.

Një sondazh që përfshiu me më shumë se 6000 turistë europianë tregoi se arsyeja kryesore për zgjedhjen e një destinacioni është moti i mirë. Për shkak të rritjes së temperaturave gjatë verës në Europë, më shumë njerëz tani po kërkojnë vende malore si Dolomitet dhe Alpet zvicerane dhe austriake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco